Meshë falënderuese për shenjtërimin e Nënë Terezës

08.09.2016 23:42:48

Kisha Katolike në Kosovë ka ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë në Meshën e falënderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shugurimin e dy meshtarëve të rinj në Katedralen e Prishtinës të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza.

Kjo meshë mbahet pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator nga Papa Françesku.Mesha do të jetë në ora 11:00, e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.