Mësimdhënësi Nehat Rrudhani, mësimdhënës që i dha më shumë vlerë këtij emri

24.02.2018 23:42:25

Nga: Thëllëzë Kastrati

“Mësimdhënësi këshillues, mësimdhënësi motivues, mësimdhënësi menaxhues, mësimdhënësi model … ” këto janë disa nga frazat që kam dëgjuar aq shpeshë gjatë dy viteve të studimit në psikologji, saqë nëse dikush do ti thoshte këto përsëri do të doja që vëmendja ime të ishte diku tjetër dhe të mos i dëgjoja më. Dhe kjo nuk vlente vetëm për mua, pavarësisht nëse ishe studentë i sukseshëm ose jo, disa pjesë të ligjëratave në disa lëndë i kishe dëgjar aq shpesh, sa nuk kishe dëshirë ti dëgjoje. Kur nuk kishim dëshirë të dëgjonim, gjenim zgjidhje tjera, si për shembull ndonjë pretekst për të lënë ligjëratën dhe për të pirë kafe, biseda me shokun/shoqen që kishim afër, ose nëse provonim të tregoheshim pak më të sjellshëm sa për të mos penguar të tjerët, kalonim kohën duke shikuar postime në rrjete sociale në telefon.

Në semestrin e katërt, në orar kishim lëndën Psikologji e avancuar shkollore. Në semstrat e kaluar kishim mbajtur lëndë të tilla si bazat e psikologjisë së mësimit dhe Teori të mësimit, lëndë të cilat përmbajtjen e kanë përafërsisht të njejtë. Prandaj kur e pash këtë lëndë në orarë, ajo që vërtetë prisja ishte përsëritja e frazave të lartpërmendura. Por isha e sigurtë që të paktën në rrjete sociale do kishte postime që nuk i kisha parë më herët. Edhe kolegët e mi kishin të njejtat pritshmëri për ligjëratat në këto lëndë. Me siguri edhe gjeneratat e kaluara do kenë patur këto pritshmëri, për shkak se profesori i dinte që në orën e parë të ligjëratave, dhe përdori metoda tjera.

Ligjërata e parë filloi me një mbiemër që dikush nga kolegët tha për profesorin kur nuk e dinte se profesori po dëgjonte. Situata të tilla që në ligjëratën e parë nuk janë dhe aq fillim i mirë. Në rrethana të tilla disa profesorë do të tregoheshin të ashpër, ndërsa profesorin Nehat ajo e kishte bërë për të qeshur, dhe filloi të qeshte së bashku me studentët. Ky ishte mësimi i parë që profesori na dha sapo hyri në klasë, dhe në një kohë si kjo ku dëgjon që njerëzit janë vrarë vetëm për një fjalë goje, ky mësim është shumë i rëndësishëm.

Ndodhte edhe aty si në ligjëratat e tjera të kishte studentë që për arsye të ndryshme të pengonin mbarëvajtjen e ligjëratës, pjesa që urreja më shumë ishte kur profesorët e psikologjisë ngrisnin zërin dhe bërtisnin para studentëve të tyre, por nuk ndodhi asnjëherë të dëgjoje profesorin Nehat duke e ngritur zërin. Dukej se sa më shumë që gabonim ne, zëri i profesorit aq më shumë merrte ngjyra këshilluese, e jo ndëshkuese. Kjo ishte mënyra më efektive, për shkak se sado i pasjellshëm që mund të ishe, nuk silleshe dot keq përball dikuj që jepte model aq të mirë të sjelljes.

Një nga gjërat tjera që më bëri përshtypje ishte se gjatë pyetjeve që bënte profesori, përgjigjeshin një numër më i madh i kolegëve se zakonisht. Kishte disa që në atë lëndë i dëgjoja për herë të parë të flisnin. Nëse veq se po e mendoni edhe ju arsyen, nuk ishte se kolegët e mi papritur u bënë të menqur dhe menduan mendime të vlefshme, por se profesori i kishte bërë të kuptonin që mendimet e tyre kanë vlerë. Qasja e profesorit i kishte bërë të mos nguronin të shprehnin mendimet e tyre, sepse e dinin se nëse gabonin do të këshilloheshin e nuk do të ndëshkoheshin.

Në fakt, profesori mund të zgjedhte edhe mënyrën që ne prisnim që ai do të mbante ligjëratat, ai mund të fliste për rolet e mësimdhënësit, “mësimdhënësi këshillues, mësimdhënësi motivues, mësimdhënësi menaxhues, mësimdhënësi model,…”, paga e tij nuk do të ndryshonte, dhe ne do të përdornim zgjidhjet e lartpërmendura për këto raste,  por në vend të kësaj ai u bë mësimdhënës këshillues, mësimdhënës motivues, mësimdhënës menaxhues e mësimdhënës model.

Për ata që nuk e njohin,  prof. dr. Nehat Rrudhani u lind më 29 mars 1962 në Roganë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Kamenicë dhe shkollën e lartë pedagogjike në Gjilan. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Tetovë ndërsa doktoraturën e kreu në Strugë. Profesori Nehat Rrudhani, kontriboi në fushën e arsimit pothuajse 40 vite. Nga vitet e 80 punoi në shkollën fillore në Roganë, ku më vonë u bë dhe drejtor i kësaj shkolle. Pas kësaj drejtorinë e Arsimit në Kamenicë, në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe në kolegjin “Fama”.

Pos një njeri me vlera të larta njerëzore, një familjarë dhe mik i mirë, profesori Nehat Rrudhani ishte mësimdhënës që i dha më shumë vlerë këtij emri!