Mësimdhënësit kundër testit të performancës

16.09.2016 09:23:11

Shumica absolute e mësimdhënësve kosovarë janë deklaruar kundër testit të performancës që ka aplikuar Ministra e Arsimit. Për këtë çështje, Këshilli Drejtues (KD) i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të martën ka publikuar për secilën komunë statistikat e deklarimit të mësimdhënësit në pyetësorin për dhe kundër testit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mësimdhënësit janë deklaruar kundër këtij testi. “Por mësimdhënësit nuk i frikësohen asnjëherë vlerësimit të performancës së tyre.

 

 

Në përpjekje për ngritjen e cilësisë së mësimit jemi që performanca të matej nga inspektorët sepse do të vlerësohej më mirë kreativititeti i mësuesit në klasë, metodologjia që përdorin, motivacioni i nxënësit, sjellja prej pedagogu…, etj. Asnjë nga këto çështje nuk mund të arrihet përmes një testi”, deklaroi ai.