MESIMI I GJUHEVE TË HUAJA DHE SHERBIMET ONLINE OUTSOURCING!

30.04.2018 13:39:24

Nga: Mehmet Hasani

Mesimi i gjuheve te huaja nuk duhet te behet per ta lëshuar vendin, por perkundrazi per t’u aftesuar per pune ne vend! Po jetojme ne shekullin e internetit dhe informatikes dhe globalizimit! Eshte mire te mesohet gjermanishtja, pse jo edhe dialekti schweizer-deutsch, por jo per te dal jasht per te punuar neper shtepi te pleqëve, por per te punar online nga vendi! Ne shtetet gjermanofolëse kemi nje diasporë te fuqishme, prania e njerezve tane ne diaspore, kontaktet qe kane ata, duhet te shfrytëzohen per te krijuar vende te reja pune per rinine ne Kosove, Maqedoni e Luginë! Diaspora mund te krijoje lehtësira dhe kontakte me kompanite ku ata punojnë ne perendim. Qeveria e Kosoves duhet t’ju krijoje kushte gjitha kompanive te suksesshme qe kane arritur te punojne online per kompanite e huaja jashtë Kosove, ti subvencionojë ato ne menyre që nëpër keto kompani rinia të mund te aftesohet per sherbime te ndryshme online pa e leshuar vendin!
Truri i njeriut nuk jeton as ne Zürich, as ne Berlin, Londer e New York, por ne koken e njeriut!