Mësohet kundërshtari i Kosovës në ligjin e kombeve

17.11.2019 00:56:39

Kombëtarja e Maqedonisë Veriore edhe zyrtarisht do të jetë kundërshtarja e radhës për Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Maqedonia Veriore ka pësuar humbje 2:1 në përballjen kundër Austrisë, duke shuar edhe matematikisht shpresat për kualifkimi përmes eliminatoreve.

Golat e David Alba në minutën 8’ dhe Stefan Lainer në minutën 48’ i dhanë fitoren kombëtares së Austrisë.

Rezultatin final e vendosi Stojanovski, kur luhej minuta e 92’e takimit.

Austria tashmë numëron 19 pikë në pozitën e dytë në tabelë, duke siguruar një biletë për Euro 2020.

Maqedonia Veriore mbetet në kuotën e 14 pikëve, edhe zyrtarisht jashtë garës. Shpresa e vetme e tyre tashmë mbetet Liga e Kombeve, ku përballë do të kenë Kosovën, më 26 mars.