Messi e vendos, martohet ditën e përvjetorit të 30-të

Messi e vendos, martohet ditën e përvjetorit të 30-të

27.01.2017 12:52:51

Lionel Messi ka vendosur që këtë verë të bëjë diçka të rrallë, jashtë nga futbolli. Ai do të martohet me Antonella Roccuzzo, në ditëlindjen e tij të 30-të në muajin qershor.

Ylli i Barcelonës e ka fiksuar tashmë datën e martesës, sipas revistës argjentinase, “Primicias Ya”. Çifti do të vendosë kurorë më 24 qershor, datë kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbush 30 vjeç.Për më tepër, sipas raportit mediatik në fjalë, çdo gjë është e rezervuar tashmë për Messin dhe Roccuzzo, që në qershor të përjetojnë një ditë të veçantë, duke përfshirë kishën dhe vendin për pritjen e dasmës. Ceremonia do të zhvillohet në kishën e Rosarios. Leo Messi pritet të ftojë rreth 600 persona në martesë, duke përfshirë njerëz të famshëm nga të dyja botët, e sportit dhe argëtimit. Një pyetje e madhe, mbetet, gjithsesi. A do të ftohet rivali më i madh i Messit në futboll, Cristiano Ronaldo, për këtë ditë të veçantë të argjentinasit?Çifti jeton së bashku që nga viti 2008 dhe kanë dy fëmijë: Thiago, katër vjeç, dhe Mateo, një vjeç. Mes mysafirëve të shumtë do të jenë patjetër bashkëlojtarët e tij nga Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës, por edhe futbollistë të tjerë të famshëm. Pas ceremonisë fetare në Katedralen e  Rosarios, ku do të bëhet edhe kurorëzimi, të ftuarit do të udhëtojnë me makina 20 km larg qytetit, në periferi, në Arojo Seko.