Messi luan “pa top”, shpërblen ekipin me një darkë në Barcelonë

27.09.2019 11:58:47

Skuadra e Barcelonës është takuar për një darkë mbrëmjen e së mërkurës me shpresën për të ribashkuar grupin dhe diskutuar problemet që kanë hasur këtë fillim sezoni.

Darka e mbajtur në hotelin “Sir Victor” në Barcelonë, e organizuar nga kapiteni Lionel Mesi, kishte prezent veç futbollistëve edhe trajnerin Valverde.

Kapiteni argjentinas ishte i pari që mbërriti, ndërsa një prezencë surprizë ishte edhe ajo e pilotit të Moto GP Mark Markez. Antuan Grizman mbërriti i shoqëruar nga Samuel Umtiti, ndërsa Xherard Pike shoqërohej nga MarkAndre Ter Shtegen.

Katalanasit do të jenë pa shërbimet e Mesit kundër Getafes. Sulmuesi është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Interit në Champions në mesjavë dhe Sevijes në La Liga.