Messi një kampion! Mos duhej ndëshkuar me të të kuq?

03.05.2019 16:11:34

Barcelona hodhi një hap drejt finales së Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin 3-0 në sfidën e parë gjysmëfinale, ndërsa Lionel Messi shënoi dy gola, duke prekur shifrën e 600 golave në karrierë.

Goli i dytë i argjentinasit dhe i treti për Barçën, erdhi nga një ekzekutim perfekt i një goditjeje dënimi, të cilën e fitoi vetë Messi, pasi arbitri Bjorn Kuipers akordoi një faull të Fabinhos në dëm të “pleshtit”.

Megjithatë sot po qarkullon një video nga një tjetër kënd i kontaktit mes të dyve, ku duket se Messi ka goditur në fytyrë mesfushorin e Liverpoolit dhe më shumë se faull në favor të Barcelonës, duhej faull në favor të anglezëve dhe karton i kuq për argjentinasin.

Pamjet nuk janë tërësisht të qarta, por në video të krijohet ideja se argjentinasi ka ngritur dorën për të goditur në fytyrë mesfushorin e skuadrës angleze, ndërsa kaq ka mjaftuar që në Angli të kërkojnë pezullimin e Messit për ndeshjen e kthimit, duke përdorur provën televizive.