Messi ‘nuk do luftë’, ylli argjentinas kërkon takim me drejtuesit e Barcelonës

29.08.2020 01:03:41

Lionel Messi ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të caktojnë një takim me drejtuesit e Barcelonës ‘për të shmangur një luftë’ me klubin, pas vendimit të tij për t’u larguar nga ekipi.

33-vjeçari është i vendosur të largohet nga klubi, por dëshiron të negociojë një largim sa më miqësor.

Ai ka ende një dashuri të thellë për klubin dhe qytetin. Tifozët, të irrituar, sulmuan “Camp Nou-n” këtë javë dhe mes skenave të shëmtuara, bënin thirrje që bordi i klubit të jepte dorëheqjen.  Ata kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Josep Maria Bartomeu i cili për momentin as që e mendon diçka të tillë.

Agjentët e Messit kanë kontaktuar me Barcelonën, ndërsa theksuan se ylli argjentinas  dëshiron që largimi i tij të jetë paqësor dhe ‘që shmang një luftë‘.