Messi “pushton” Madridin, rihapet La Liga!

23.04.2017 21:59:14

Barcelona ka fituar 3-2, në “Santiago Bernabeu”, ndaj Real Madrid dhe ngjitet në krye të kampionatit spanjoll, me pikë të barabarta me “Los Blancos”, që gjithsesi mbeten disi të avantazhuar sepse kanë luajtur një ndeshje më pak. Golat e Messi (500 gola në karrierë) dhe Rakitic “anuluan” golat e Casemiro dhe Rodriguez, teksa Real luajti me dhjetë futbollistë në 10 minutat e fundit, pas kartonit të kuq të marrë nga Sergio Ramos. Barça ka 75 pikë dhe pesë ndeshje për të luajtur deri në fund, ndërsa Real ka 75 pikë dhe gjashtë ndeshje