Messi “tremb” tifozët, rrezikon El Clasicon

28.11.2016 20:19:15

Alarm në shtëpinë e Barcelonës në prag të El Clasicos së parë sezonal. Lionel Messi që shënoi golin e barazimit në transfertën e San Sebastian, nuk është stërvitur me skuadrën, duke alarmuar tifozët blaugrana. Klubi nuk ka bërë të ditur shkaqet e mungesës së kapitenit në qëndrën stërvitore, por sipas burimeve mediatike, ai ka zgjedhur palestrën për të ndjekur ushtrimet në ambjent të mbyllur. Numri 10 e mbylli sfidën ndaj Sociedad me disa probleme fizike dhe frika më e madhe është se ai nuk do t’ia dalë për të zbritur në fushë ndaj rivalëve të përjetshëm.

Në dyshim mbetet edhe aktivizimi i mbrojtësve Jordi Alba dhe Gerard Pique të cilët me shumë mundësi nuk do të zbresin në fushë të mërkurën ndaj Hercules për sfidën e parë të 1/8 në Kupën e Mbretit. Jordi Alba vuan nga një dëmtim në gju dhe në kaviljen e djathtë por mjekët e klubit janë të rëzervuar në informacione. I vetmi lajm i mirë për trajnerin Luis Enrique është rikuperimi i plotë i mesfushorit Arda Turan, i cili nuk ishte i pranishëm në sfidën e së dielës në San Sebastian.