Meta bën thirrje të respektohet Kushtetuta në Kosovë: Të mbizotërojë sjellja evropiane

29.05.2020 16:22:18

Për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shkoi në favor të dekretit të presidentit Thaçi, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta me anë të një postimi tha se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës

Ai tha se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, shkroi Meta.

Ndryshe, për respektimin e Gjykatës Kushtetuese thirrje kanë bërë SHBA-të dhe BE-je, mirëpo që një gjë e tillë nuk është përfillur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky i fundit verdiktin e Kushtetueses e ka cilësuar të papranueshëm.