Meta konferencë urgjente për datën e re të zgjedhjeve

27.06.2019 14:44:39

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 14:30. Ka qenë një ditë intensive kjo e sotshmja për Presidentin i cili ka nisur që në orët e para të mëngjesit takimet intensive, duke nisur nga kreu i PD, Lulzim Basha e deri tek të gjithë përfaqësuesit e rëndësishëm ndërkombëtar në vendin tonë.

Arsyeja e kësaj konference me shumë gjasë pritet të jetë vendimi i presidentit për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh.