Meta mes shkarkimit dhe Venecias merr rrugën për në Strasburg

17.09.2019 21:18:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta, që ndodhet tashmë në pozitën më të vështirë, sepse maxhoranca kërkon shkarkimin dhe Venecia ka mbledhur faktet ka mbërritur në Strasburg. Presidenti Meta do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Euroës, dedikuar demokracisë vendore. Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin, sipas njoftimit që vjen nga Presidenca, edhe pse Këshilli i Europës ishte prezent me vëzhguesit e tij në Shqipëri për zgjedhjet e 30 qershorit.