Meta ofendon kreun e KED: Ka nevojë për asistencë mjekësore

14.11.2019 23:03:33

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta, deri në fyerje ndaj kreut të KED. Kreu i Shtetit tha se Dvorani ka aplikuar një skemë mafioze për në lidhje me vakancat për në Kushtetuese, ndërsa shtoi se mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore.

“KED ka për detyrë të respektojë kushtetutën, pastaj ligjin dhe të mos shkelë kushtetutën. Nuk ka kompetencën KED që të shkelë unë kushtetutën. Ndaj them që kreu i KED-së ka bërë akte të pastra mafioze. Pse është një akt i pastër mafioz? Është një akt mafioz sepse listat që janë bërë, për të gjitha vakancat janë miratuar në njëjtën kohë. Kryetari, i cili ka te drejtë të përgatisin rendin e ditës dhe të përcjelli shkresa për të zbatuar porositë e partisë që presidentit dy vakancat që i takojnë presidentit ia ka çuar në një datë, ndësra kuvendit ia ka çuar 7 ditë më vonese”, deklaroi Meta.