Meta President, Kukan: Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë

02.05.2017 14:07:25

Pak ditë pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Shqipërisë, deputeti i Parlamenit Europian, Eduard Kukan ka dërguar një mesazh urimi.

Sipas eurodeputetit sllovak, Shqipëria ka bërë zgjedhjen më të mirë.

“Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me kete zgjedhje Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë, – thuhet në mesazhin e Kukan. – Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton”.