Meta: Reforma në drejtësi do të votohet

19.07.2016 11:26:48

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet.

“Reforma në drejtësi do të votohet. Mos mendoni se nuk ka as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisioneri Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falënderoj dhe Basha dhe Rama. Ata kanë qenë mjaft konstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falënderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me misionet ndërkombëtare”, deklaroi Meta.