Meta, sërish apel për qetësi e vetëpëmbajtje

29.06.2019 17:32:08

Meta ka apeluar sërish lidhur me ditën e nesërme. Ai lë të hapur mundësinë e gjithkujt dhe kërkon respektim të vendimit të gjithsecilit.

“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme” shkruan Meta në facebook. Sipas tij, të gjithë duhen të sillen me qetësi dhe mençuri!

“Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshmë që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë” – shkruan Meta.

Sipas Metës “të gjithë duhet të shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tone”.