Meta sfidon Ramën: Jam kështjellë e Kushtetutës, do të jem në detyrë deri në 2022

09.09.2019 10:36:27

Presidenti Ilir Meta ka dalë nga presidenca në orën 09:46 për të ecur në këmbë drejt presidencës. I shoqëruar nga këshilltari për mediat Tedi Blushi dhe këshilltari dhe këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri Meta u ndal të fliste edhe për mediat. Ai deklaroi se nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij nuk është shqetësimi i tij teksa shprehu bindjen se do të vijojë të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.

“Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t’iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”, u shpreh Meta.