Meta sqaron pse shfuqizoi dekretin për zgjedhjet

11.06.2019 16:30:15

TIRANË- Meta shprehet se një ndër arsyet se përse shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai u shpreh se vendimi i tij është bërë për shkak të informacioneve se më 8 qershor situata mund të precipitonte në përplasje.

Po ashtu ai tha: “Ditën e djeshme kam bërë publike faktet përse e kam marrë vendimin. Kam vërë re disa mendime se presidenti ka shkrelur Kushtetutën. Duke e ditur fort mirë se në Tiranë qarkullojnë disa botime të Kushtetutës jam i detyruar të dal sërish para jush”.

Më tej ai tha: “Ditën e djeshme kam bërë publike faktet përse e kam marrë vendimin. Kam vërë re disa mendime se presidenti ka shkrelur Kushtetutën. Duke e ditur fort mirë se në Tiranë qarkullojnë disa botime të Kushtetutës jam i detyruar të dal sërish para jush. Në disa raste që ato i kanë ndryshuar brenda një nate. Si shpregohet që presidentët e mëparshëm nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Ata nuk e kanë shkrelur por në respekt të parimeve të saj. Pra sipas tyre presidenti duhet të marrë leje nga dy partitë dhe të noterizojë që të jetë në rregull me Kushtetutët. 
Të dy palët e kishin shpallur si ditë kur do të tregonon forcën për betejë jetë a vdekje. Republika nuk është monopartitizëm. Republika nuk mund të jetë kapje totale e institucioneve. Presidenti i siguron qytetarët se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më vonë dhe në respekt të afatit. Presidenti u bën thirrje palëve që të lexojnë Kushtetutë. Kohën ta përdorin për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për krizën. Presidenti fton palët për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut”.