Meta sulmon Dvoranin: Katica jonë i Reformës, nuk ka rilindje ndërkombëtare që e shpëton

17.11.2019 19:15:07

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër duke dënuar sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Kreu i shtetit ka sulmuar publikisht Ardian Dvoranin, teksa shkruan se nuk ka rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale.

Në një reagim për mediat, presidenti përfshin në atë që e quan “akt mafioz të Dvoranit” edhe ndërkombëtarët.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë”, deklaroi të dielën pasdite Ilir Meta.