Presidenti Ilir Meta zbardh takimin: Ja për çfarë bisedova me Lulzim Bashën dhe mesazhi për Ramën

27.06.2019 11:37:22

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zgjati 20 minuta me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Fokusi i bisedës ka qenë kriza aktuale që po kalon vendi.

Kreu i shtetit kërkoi përgjegjshmëri nga të gjithë, duke i dërguar mesazh edhe kryeministrit që refuzoi ftesën e presidentit për t’u takuar.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Takimi Meta-Basha zgjati shumë pak. Kryedemokrati nuk tha asnjë fjalë pasi doli nga presidenca.