“Miami Open”, Federer e Nadal në çerekfinale, ikën Wawrinka

29.03.2017 09:16:02
Roger Federer of Switzerland returns a ball in the match against Jan-Lennard Struff of Germany during the Gerry Weber Open ATP tennis tournament in Halle, Germany, Wednesday June 15, 2016. (Friso Gentsch/dpa via AP)

Roger Federer dhe Rafael Nadal kualifikohen në cerekfinale të turneut të Miamit. Tenisti zviceran kaloi 2-0 me sete, 7-6, 7-6, spajollin Bustista Agut, duke treguar klasin e tij pikërisht në momentet më vendimtare në Tie Break. Tashmë bilanci i takimit mes tyre shkon në 6-0 për mbretin Federer.

Edhe Nadal mbylli gjithcka në dy sete ndaj francezit Mahut. Në setin e parë tenistit nga Majorka i mjaftoi game i nëntë me shërbimet e kundërshtarit, duke fituar 6-4. Seti i  dytë ishte shumë më i ekulibruar dhe u vendos në Tie Break, 7-4. Francezi tregoi një nivel të lartë, duke e detyruar Nadalin të jepte më të mirën e tij.

Zhgënjen Stanislav Wawrinka me rastin e 32-vjetorit të lindjes së tij. Tenisti zviceran u dorëzua para 19-vjecarit gjerman Alexander Zvere 2 me 1 me sete, 4-6, 6-2 dhe 6-1 me talentin me origjinë ruse, i cili dominoi në dy setet e fundit. Në setin e dytë, Zverer i mori dy game Wawrinkas me shërbimet e kundërshtarit, ndërsa në setin e tretë tri herë.