Futbollisti, Migjen Basha në Selanik, pritet me entuziazëm nga tifozët e Aris

23.07.2018 11:00:23

Migjen Basha mund të konsiderohet zyrtarisht futbollisti më i ri i Arisit të Selanikut. Pasi i përfundoi kontrata me Barin, mesfushori i kombëtares kuqezi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kampionatin grek te skuadra e sapongjitur në futbollin helen.

Entuziasëm i madh në radhët e tifozëve të Aris për transferimin e Bashës në Selanik. 31-vjeçari është pritur në aeroport nga një grup tifozësh ultras të Arisit madje njëri prej tyre mbanin veshur fanellën e klubit selanikas me emrin e Kristi Vangjelit mbi shpinë për t’i uruar mirëserardhjen një tjetër futbollisti shqiptar.

Vangjeli ka lënë shenjë në periudhën që ka luajtur për skuadrën selanikase dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Basha.