Migjeniane mjerane: kur gazetaruci kërkon 5 euro mbushje telefoni

23.09.2017 16:44:21

Gazetarë që shiten, por edhe politikanë që janë mësuar të blejnë gazetarë, është e mbushur skena medietike dhe politike, por që gazetari të kërkojë mbushje telefoni në një mënyrë të mjerë migjeniane, vërtet është për të ardhur keq që është pjesë e shtresës së gazetarëve.

M’i jep 5 euro zotëri!, tingëllon si megjeniane, por në fakt është mjerane, sepse 5 euro nuk i kërkon për bukë, por i kërkon për telefon. Dhe mjerimi është më i madh kur ato 5 euro i kërkon me një krenari të pështirë të një gazetaruci të lagjes që është mësuar t’ia hedhin një kockë dhe të kënaqet me të.

PISA në arsim, nuk është gjë po të bëhej një test në gazetari, po të bëhej një test të moralitetit profesional dhe njerëzor!

Zot, ruaje popullin nga gazetarë që shiten për një mbushje telefoni dhe që këtë e konsderojnë krenari!