Mijëra shqiptarë në kufij – pala greke pezullon punën: “Prisni të ikë fluksi”

15.08.2020 18:01:21

Vijon sfilitja e shqiptarëve në pikën kufitare në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi pala greke ka pezulluar punën.

Fluksi i lartë ka bërë që pala greke të mbyllë traun.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se pala greke u ka kërkuar shtetasve shqiptarë që të qëndrojnë derisa të pakësohet numri i personave poshtë në kufi, dhe më pas do të hapet sërish trau.

Mësohet gjithashtu, se një nga arsyet e pezullimit të punës, është dhe fakti që Greqia ka sot një festë kombëtare.

Në anën tjetër të kufirit, numri i emigrantëve është me mijëra, dhe për të mos pasur një dyndje të madhe, Greqia ka ulur traun.

Po sipas Oranews, ndërkohë policia ka vendosur postblloqe në Jorgucat dhe nuk lejon asnjë makinë të vijojë por i kthen pas.

Nga nesër hyrja në kufirin grek do të jetë e kufizuar: vetëm 750 shtetas do të hyjnë në ditë nga Kakavija dhe 300 vete nga Kapshtica.