Mikrobiologja, Donjeta Hajdari: Numri i vogël i rasteve me COVID-19, qytetarët...

Mikrobiologja, Donjeta Hajdari: Numri i vogël i rasteve me COVID-19, qytetarët të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së

29.05.2020 09:12:04

Donjeta Pllana Hajdari, mikrobiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka treguar se numri i vogël i rasteve të fundit të konfirmuara me COVID-19 është lajm i mirë, ndërsa ftoi qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin rekomandimet e IKSHP-së.

Ajo theksoi se nëse qytetarët vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet atëherë numri i rasteve do të jetë gjithnjë në rënie.

“Tash qëndrojmë mirë, numri i vogël i rasteve të fundit të konfirmuara në laborator na jep lajme të mira. Por duhet të ndjekim rregullat e institutit që ta mbajmë këtë numër të ulët. Por nëse nuk i referohemi rregullave mund të kontribuojmë në zhvillimin e këtij virusi”, ka thënë Pllana-Hajdari.

Sipas saj, numri i testeve që bëhet brenda një dite vendoset nga departamenti i epidemiologjisë, ndërsa mikrobiologët punojmë në diagnostikimin e rasteve.

“Testet që ne punojmë është real time PCR, të cilat punohen në shtetet të ndryshme, e cila kërkon ndjekjen e protokolleve të caktuara. Duhet të punohet gjithmonë duke bërë dhe vlerësimin e rrezikut për këtë virus me metoda dhe pajisje mbrojtëse, në mënyrë që të ruajmë mostrën dhe veten. Teste ka dhe gjithmonë kemi pasur. Varësisht nga epidemiologët dhe preferencave të tyre ne i testojmë, dhe të gjitha mostrat që na vijnë nga QKUK dhe nga qendrat tjera. Kemi pasur punë dhe vazhdojmë të kemi”, ka thënë ndër të tjera Donjeta Pllana Hajdari.