Milaim, LDK e ka nxjerr Kosovën nga terri, koalicioni i territ do ta mbajë në terr

04.06.2017 15:54:51
Nga Rexhep Kasrati
Milaimi i Drenicës, të cilin koalicioni i territ po e mban në terr dhe vetëm si bastion simbolik me emin e Adem Jasharit, të cilin e tradhtuan me gjithë familje, paska ndërlidhë terrin e Kosovës me LDK-në. Që kur është futur në politikë në krah të atyre që bënte se i shante, iu ka terru e nuk po e sheh më as korrupsionin e Fatmir Limajt, as gjithë ato që i thoshte vetë. I shkreti po kujton se kështu mban në terr të vërtetën për të dhe për gjithë historinë e territ që lidhet me të dhe me koalicionin e territ.
Mirëpo opinioni e di se kush e ka lënë dhe po mundohet ta lërë Kosovën në terr.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që e kanë privatizuar rrjetin e shpërndarjes, e që i ka në koalicion.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që shiten themelues të UÇK-së, e deri më sot nuk thonë as kohën kur, as vendin ku.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që janë të përfshirë në vrasje politike dhe me çdo kusht po mundohen të mos zbardhen.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që kanë uzurpuar, monopolizuar, grabitur dhe tjetërsuar pasuri publike, shoqëorore, shtetërore e kombëtare.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që po bëjnë pazre tinza me Serbinë për të rrëzuar institucionet e shtetit dhe për të ndarë Kosovën.
Në terr po e mbajnë Kosovën ata që duan ta mbajnë të izoluar nga bota.
 
Dhe këta janë pjesëtarët e koalicionit të territ, apo më saktë dhe më drejt, koalicioni rus, ku bën pjesë edhe VV, pos PDK-së, AAK-së e Nismës.
LDK e ka nxjerr Kosovën nga terri shekullor, e ka bërë ta shohë e gjithë bota atë dhe gjendjen e popullatës në të.
LDK  e ka nxjerr Kosovën nga terri i injorancës politike dhe ka vënë në dritën e dijes politike, dhe popullin shqiptar nga turmë politike që manipulohej nëpërmjet politikës së rrugës, tribale dhe populiste, e ka bërë popull politik që vepron në dritë, me institucione dhe me platformë të qartë shtetërore, kombëtare e demokratike.
LDK e ka nxjerr Kosovën nga terri i izolimit dhe e ka bërë mike me demokracitë perëndimore.
LDK e ka nxjerr nga terri i arrogancës, të dhunës, dhe të përçarjeve brendakombëtare dhe e ka vënë në dritën e unitetit, të solidaritetit dhe të përgjegjshmërisë politike, shtetërore e kombëtare.
LDK për dy vjet qeverisje, e ka nxjerr Kosovën nga terri i mashtrimit, i manipulimit dhe i keqpërdorimit të pushtetit, në dritën e transparencës qeverisëse, të menaxhimit të financave publike, të reformave të shumta dhe të rritjes ekonomike.
LDK e ka nxjerr “Trepçën” nga terri i zhvatjes së përbashkët mafioze ndërmjet koalicionit aktual të territ, në dritën e ligjit.
LDK edhe gjatë fushatës zgjedhore është duke e nxerr në dritë mashtrimet e koalicionit të territ.