Milaim, rrenat dhe pallavrat po të fluturojnë më shpejt se aeroplanët e JAT-it!

10.09.2017 15:02:55

Nga Rexhep Kastrati

Milaim Zeka, në frymën e sociopatike që e shquan, paska thënë se PAN ka kthyer kokën kah Beogradi, kurse LDK ka kthyer b…!, duke synuar kështu të neutralizojë ndikimin shumë të keq që ka pasur dhe ka krijimi i një Qeverie të varur nga Beogradi.

Edhe pse ia kam thënë edhe një ditë tjetër, marrëzira të tilla nuk sjellin me kaq shpejtësi as aeroplanët e JAT-it, agjensisë jugosllave të aviacionit civil, përfaqësues i të cilit ishte Milaim Zeka, megjithatë, duhet thënë se shpërfytyrimi i tij i filluar shumë kohë më parë, vazhdon të shpërfaqet në mënyrë shumë të plotë.

Milaim Zeka dhe gjithë shqiptarët e dinë se LDK dhe presidenti Rugova kanë gjunjëzuar Serbinë, dhe kanë lartësuar Kosovën. Gjatë viteve, çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi u fut në axhendën ndërkombëtare si çështje e një populli të shtypur, i një populli që kishte një kulturë, një qytetërim, një histori dhe një identitet tjetër nga sllavët dhe se mbahej me zor nën thundrën sllave. Me platformën e presidentit Rugova, të LDK-së dhe të partive t tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, pavarësia e Kosovës ishte zgjidhje kopromisi,  ejo bazë për kompromise të tjera çfarë po bëhen, shqiptarët në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, do të kishin autonomi politiko-territoriale derisa nuk do të ketë ndryshim të kufijve të atyre shteteve.

Erdhën linja e Tiranës/Kretës, pjesë e të cilës Milaim Zeka ka qenë që në fillim, dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe nxorën platformën e njohur serbe: ndarjen e Kosovës. Dhe këto dy linja janë të strukuruara në PDK, në VV, në AAK, në Nismë, në korpusin medietik, në shoqëri civile dhe në disa partiçka të vogla që nuk u mbahen mend emrat. Gjatë këtyre viteve të pasluftës, platformën serbe për ndarjen e Kosovës e kemi parë të formësuar në ndarje të Kosovës si shkëmbim territori dhe si ndarje nëpërmjet të ashtuquajturit bashkim të saj me Shqipërinë.

Në kuptimin legjislativ dhe politiko-institucional, kthimi i syve, i faqeve dhe i shpinës kah Serbia, nga ana e linjës së Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste është bërë që gjatë luftës kur ishte refuzuar njohja e institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe krijimi i do surrogateve, pa emrëtimin Republikë. Pas luftës, në mënyrë shumë të qartë, kthimi i syve, i faqeve dhe i shpinës kah Serbia nga ana e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavo-komuniste është bërë kur duhej të zgjedhej presidenti Rugova në krye të Kosovës, kur edhe u bënë bashkë për të bllokuar zgjedhjen e tij në atë post.

Pastaj, kthimi i syve, i faqeve, i shpinës kah Serbia, nga ana e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste është bërë gjatë viteve 2010-2014, kur fati i Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi ishte në duar të Beogradit dhe kur janë bërë marrëveshjet më të rënda për Kosovën.

Gjatë viteve 2015-2017, u pa shumë qartë se kush i ka kokën Serbisë, pasi që u pa qartë se ndërmjet një Qeverie të drejtuar nga LDK, dhe destabilizimit të vendit, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste zgjedhin destabilizimin; ndërmjet një Qeverie të drejtuar nga LDK dhe një Qeverie të kontrolluar nga Beogradi, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste zgjedhin një Qeveri të kontrolluar nga Beogradi.

Dhe krejt në fund, është hera e parë gjatë legjislaturës së kaluar kur Qeverinë e Kosovës e drejtonte LDK, që Beogradi u përfshi drejtpërdrejt në destabilizimin e vendit tonë, duke nxitur listën “Srpska” që të shantazhojë, të shajë, të fyejë, të provokojë, të bojkotojë dhe të nisë trena e faqen e zezë drejt dhe kundër Kosovës, për të dalë hapur kundër Qeverisë së drejtuar nga LDK dhe të kërkojë rrëzimin e saj.

LDK kurrë nuk ia ka kthyer kujt as sytë, as kokën, as shpinën dhe për Serbinë dhe qarqet kundërshqiptare paraqet faktorin kryesor pengues në planet e tyre për ndarjen e Kosovës, apo edhe për rikthimin e saj në gjendjen në vitin 1999.