Milaim Zeka e quan Vetëvendosjen Lëvizje Talibane

25.02.2018 21:50:54

Në emisionin e radhë ‘n’Kosov Show’, ishin deputeti nga radhët e Nismës social – demokrate, Milaim Zeka dhe gazetari Berat Buzhala.

Përballë Shpëtim Deskut dyshja kanë diskutuar gjendjen aktuale në vend, përcjellë lajmi.net.

Ata folën edhe për demarkacionin ndërsa ishte Milaim Zeka ai i cili ka përdorur fjalë fyese kundrejt Vetëvendosjes duke e quajtur lëvizje talibane.

“Lëvizjen talibane të mendimit. Janë lëvizje anarkiste, ata nuk kanë opcion dhe duan vetëm shkatërrime. Po flas për një pjesë sepse jo për të gjithë pasi aty ka edhe njerëz të arsyeshë’’, ka thënë Zeka.

Përkundër partisë në fjalë, ai ka pasur fjalë miradije për kryeministrim e vendit Ramush Haradinajn të cilin e quan burrë të vërtetë mirëpo sipas tij si kryeminister, ai do të duhej të ishte më i qetë.

‘’Kam shumë simpati për atë njeri. Është një njeri që e mbanë fjalën dhe nuk të bën presion. Është thjeshtë burrë. Por të jesh burrë dhe kryeministër është mangësi’’ ka shtuar ai.

Për më shumë detaje sa i përket këtij debati mos e humbisni intervistën e plotë të cilën e gjeni në vijim./Lajmi.net/