Milaim Zeka, listat për likuidim dhe vrasjet politike

20.10.2016 21:25:12

Nga Rexhep Kastrati

Pse Milaim Zeka përmend listat për likuidim? A mos janë ato makthi i tij?

Në një shkrim të djeshëm kam trajtuar sharjen me nënë që ka bërë Milaim Zeka ndaj gjithë atyre që e kishin kritikuar Edi Ramën, me sharjen me nënë që Hashim Thaçi i kishte bërë Nexhat Dacit, duke dëshmuar kështu se Milaimi dhe Hashimi janë të njëjtë. Natyrisht, sharja si e tillë, që pason shprehjet tjera rrugaçërore, jo që nuk kanë të bëjnë fare me gazetari, në të cilën Milaimi mund të ketë hyrë për motive krejt tjera, por nu kanë të bëjnë as me stilet ligjërimore publike. Më tepër se kaq, këto nuk kanë të bëjnë as thjesht me arrogancën që mund ta kenë njerëz të caktuar, por ka të bëjë me çrregullime serioze të personalitetit, që mund të kenë edhe elemente të çrregullimeve post-traumatike. Siç kam thënë edhe dje, kohëve të fundit Milaimi po jep shenja të thellimit të çrregullimeve të tilla. Kjo është vërejtur edhe sot në një reagim të tij ndaj deklaratës së Anton Qunit se Hashim Thaçi ka informacione për vrasjet politike, në të cilin shtron çështjen e listës për likuidim. Edhe pse Antoni nuk ka thënë ndonjë gjë interesante, pasi që është gjëja më normale të thuash se Hashim Thaçi ka informacion për vrasjet politike, sepse ka 18 vjet që gishti është drejtuar në drejtim të tij dhe të Kadri Veselit, megjithatë nervoza, arroganca, agresiviteti i Milaim Zekës është jashtë çdo përmase të të kuptueshmes dhe të tolerueshmes. Fakti që kapet për lista për likuidim, të cilat nuk i ka zbuluar Milaim Zeka, tregon se atij mund t’i dhemb shumë kjo punë, edhe për arsye se ato lista i ka bërë dikush, një apo disa struktura të organizuara, pjesë e të cilave mund të ketë qenë edhe vetë. Dhe po t’i referohemi atyre që thotë Mero Baze, Milaim Zeka ka qenë nga ata që kanë hartuar lista. Mero Baze thotë se “Milaim Zeka, ka marrë gati publikisht përsipër në emër të atyre që përfaqëson, vrasjen e Ahmet Krasniqit.”.  A mund të jetë kjo një nga arsyet e shpërfaqjeve agresive, perverse dhe arrogante, këtë mund ta i vetë ai, por gjithsesi duhet pasur kujdes gjendjen e tij mendore se mund të prkeqësohet dhe sa më shumë që afrohet koha e funksionimit të Gjykatës speciale, por edhe rritja e intensitetit të punës së Prokurorisë speciale të Kosovës, mund të rëndohet edhe më shumë dhe mund ta shtyjë drejt vetëvrasjes. Mirëpo, nuk është vetëm kjo që duhet të vihet re dhe të kihet parasysh sa herë që bëhet fjalë për Milaim Zekën dhe deklarimet e ndryshme publike të tij: përveç kësaj, duhet të kihet parasysh fakti se ai reagimi i tij i sotëm ishte qartësisht në mbrojtje të Hashim Thaçit. Me këtë nuk dua ta mbroj Antonin, jo vetëm se ai nuk ka nevojë ta mbroj unë, por edhe për faktin se për deklarimet, qëndrimet dhe veprimet e tij, mund dhe duhet të flasë ai vetë.  Ashtu siç duhet të thotë vetë se a e sheh si provokim adresimin që sot ia ka bërë Milaimi. Kurse për mua është me rëndësi fakti se Milaim Zeka përballë figurave të FARK-ut, anon kah pjesa e dalë nga takimi Nano – Milosheviq në Kretë.

Çështja e listave për likuidim dhe vrasja e Afrim Maliqit, Hyzri Tallës dhe Ilir Dyrmishit, në Prishtinë, dhe vrasja e Ali Ukajt, në Tiranë

Edhe çështja e listave për likuidim, nuk dua të besoj se është aq e thjeshtë sa e paraqet Milaimi. Ka mundësi që Afrim Maliqi, Hyzri Talla dhe Ilir Dyrmishi të jenë vrarë pikërisht pse mund të kenë qenë në dijeni për listë likudimi dhe për personat që janë përfshirë. Të kujtojmë se Hyzri Talla ka qenë epror kundërzbulimit të UÇK-së, Afrim Maliqi ka qenë gazetar i “Rilindjes”, e kthyer në “Bujku”, kurse Ilir Durmishi ka qenë shokë i tyre. A ka marr Afrim Maliqi ndonjë listë për liktuidim me anë të faksit të gazetës, dhe a e ka njoftuar pastaj Hyzri Tallën? A e ka njoftuar Hyzri Talla shërbimin e kundërzbulimit në UÇK se një listë për likuidimin e njerëzve? Dhe a e ka organizuar pastaj shërbimi i kundërzbulimit të UÇK-së vrasjen e realizuar në makinën e Ilir Durmishit rreth orës 16.30 minuta të 2 dhjetorit 1998?

list0608Mirëpo, nuk është vetëm çështja e vrasjes së Afrim Maliqit, Hyzri Tallës dhe e Ilir Dyrmishit ajo që derivon nga diksutimi për çështen e listave për likuidim. para këtyre, në Tiranë ka ndodhur vrasja e gazetarit Ali Ukaj. A është vrarë ai për shkak se ka qenë në dijeni të ekzistimit të listës për likuidim? Kjo pyetje shtrohet edhe po të kihen parasysh raportet e tij me Mero Bazen, e të cilat, Meroja i ka deklaruar moti, e që do të thotë se Ali Ukaj mund ta ketë vënë në dijeni Meron për ekzistimin e listave për likuidim, apo edhe ia ka dhënë ndonjë kopje. Nëse Ali Ukaj ka qenë në dijeni për listat për likuidim, dhe për më tepër i ka pasur në dorë, nga kush mund t’i ketë marrë: nga Hashim Thaçi? Kjo pyetje shtrohet për faktin se Ali Ukaj ka ndërhyrë te Mero Baze, i cili kishte qenë këshilltar i presidentit Sali Berisha, që t’ia rregullonte nënshtetësinë Hashim Thaçit. Aq më tepër se Mero Baze është në mos i pari, por ndër të parët që kanë bërë publike këto lista.

Kush ka frikë më shumë nga zbardhja e vrasjeve politike?

Çështja e listave për likuidim, ndërkaq është çështje më e ndërlikuar dhe përfshin shumë aktorë dhe shumë faktorë qoftë për likuidim, qoftë edhe të strukutrave që kanë hartuar listat, që kanë operuar në bazë të tyre, dhe duket se sa më shumë që do të hapen çështjet, aq më shumë emra do të dalin si të implikuar qoftë drejtpërdrejt, qoftë edge në forma të tjera të domosdoshme. A është makthi i Milaim Zekës dhe i të tjerëve pikërisht mundësia e shprishjes së lëmshit të listave për likuidim? A është zbardhja e plotë e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës e lidhur me zbardhjen e plotë të gjithë strukturës aktive dhe pasive të listbërjes dhe operimit në bazë të saj? A do të dalin edhe emrat e atyre që nga brenda FARK-ut dhe lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci kanë tradhtuar dhe kanë spiunuar, e pastaj edhe kanë përfituar? A është frika nga zbardhja e plotë e rrethanave për hartimin e listave për likuidim, të strukutrave që kanë hartuar, kanë operuar dhe kanë bashkëpunuar nga brenda FARK-ut dhe lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, ajo që e ka mbajtur dhe po e mban peng zabrdhjen e krimeve dhe vrasjeve politike? A janë shantazhuar dhe a po shantazhohen figura publike të FARK-ut dhe të lëvizjes liri, pavarësi e demokraci nga njerëz të SHIK-ut dhe të strukturave të tjera se po u zbuluan vrasjet politike, do të dekonspirohen edhe ata? A duhet kuptuar si shantazh që Kadri Veseli e bën publikisht me Komisionin kuvendor për hetimin e SHIK-ut? A është e vërtetë se pos zhurmës mediale dhe keqpërdorimit të vrasjeve politike për qëllime personale dhe për anagzhime kundër LDK-së, disa të vetëquajtur rugovistë, nuk janë të interesuar për zbardhjen e vrasjeve politike? A kanë frikë të flasin për këto vrasje?