Milaim Zeka: Më të mirë janë deputetët e Listës Serbe se ata të LDK-së e VV-së

10.09.2017 14:04:24

Deputeti i NISMAS Milaim Zeka ka vazhduar ta mbaj të njëjtin qëndrim edhe pasi është larguar nga salla e Kuvendit, për deputetët e opozitës.

Ai ka thënë se më të mirë janë deputetët e Listës Serbe, se deputetët e LDK-së dhe VV-së.

“Unë erdha në seance për të paraqitur indinjatën e jashtëzakonshme për fyerjen që po na e bëjnë neve familjeve të dëshmorëve disa deputetë që po e mbajnë në gojë Vuçiqin si me flejt e mu çu me të. Kemi 1 milion punë për t’i bërë dhe po i ndërtoni retorikat false të Avdullah Hotit por edhe Vetëvendosjes dhe po iu them edhe njëherë se ata që po na fyejnë neve janë idiotë, demagogë dhe shfrytëzues të situatës së Kosovës. Këta nuk kanë program. Nuk kërkoj falje për gjuhën e përdorur dhe edhe njëherë po e përsëris: nëse ne ia kemi kthyer kokën Serbisë, këta ia kanë kthyer b…  Vuçiqit. Më të mirë janë disa deputetë serbë se disa të opozitës. Njerëzit i dallon vetëm gjuha dhe edukata familjare. Unë nuk i shoh serbët si armiq sepse ata që e kanë shkatërruar këtë vend janë PDK dhe LDK”, ka thënë Zeka para gazetarëve  pas ndërprerjes së seancës.