Milaim Zeka rikonfirmon jaraninë me Hafiz Gagicën dhe thelbin e luftës kundër LDK-së

17.04.2017 19:31:57

Nga Rexhep Kastrati

Milaim Zeka i është kundërvënë Lutfi Hazirit pse ky i fundit ka ripërsëirtur atë që të tjerët janë duke thënë që disa kohë: se grupet e para guerile kanë shkuar për të ushtruar në kampet ushtarake në shtetin shqiptar në bazë të një marrëveshjeje që presidenti Rugova ka pasur me Ramiz Alinë.  Ky reagim nuk është shumë i rëndësishëm për kundërshtimin për këtë, sa është i rëndësishëm për  të kuptuar thelbin e luftës speciale kundër LDK-së: rrënimin e udhëheqjes aktuale të LDK-së dhe hapjen e rrugës për ata që kanë bërë dhe po bëjnë luftën e të tjerëve kundër saj, ashtu siç kanë vepruar më 2004 kur Hafiz Gagica dhe të tjerë e kanë braktisur LDK-në për të gjallë të presidentit Rugova, ashtu siç të njëjtit dhe të tjerë e shndërruan Kuvendin e VI të LDK-së në Kuvend të karrigeve dhe e çanë atë për ta ngjitur në pushtet Hashim Thaçin dhe PDK-në, ashtu siç u munduan të bëjnë edhe më 2015 para dhe gjatë Kuvendit të VIII të LDK-së. Pra, gjithë lufta është që gjithsesi të realizohet çarja e LDK-së dhe pushtimi i saj nga vrasës më pagesë, jaranë dhe vegla të Sami Lushtakut, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, nga ortakë biznesesh me Ramush Haradinajn dhe më të tjerë e që fshihen mbrapa rugovzmit dhe mbrapa FARK-ut, nga vegla dhe të shantazhuar edhe nga parti të tjera, nga medie dhe portale të ndryshme etj.

Në këtë mënyrë, Milaim Zeka ka rikonfirmuar edhe një herë jaraninë, apo edhe më shumë se jaraninë me Hafiz Gagicën, e cila ishte bërë publike gjatë një debati që Milaimi pati me Muhamet Kelmendit edhe rreth një incidenti të rëndë që kishte ndodhur më 1084 në Gjermani, kur mbetën të plagosur dy vëllezër, e ku protagonst ishte edhe Milaimi,  e ku bashkë me të ishte i pranishëm edhe Hafiz Gagica. Në këtë debat, Hafiz Gagica e pat inkuadruar veten,e dhe pse nuk i ishte përmendur emri, dhe për ta mbrojtur Milaim Zekën. Dhe në atë implikim, Hafiz Gagica kishte harruar emisionin më të rëndë për presidentin Rugova, për LDK-në dhe për lëvizjen liri, paavrësi, demokraci, pra emisionin “5 shekuj luftë, 5 vite pavarësi”, dhe e kishte paraqitur Milaimin rugovist par exelente, të cilin madje presidenti Rugova paskësh dashur ta bënte drejtor të RTK-së.

Më pastaj, Milaim Zeka kishte dalë me propozimin që të formohej një parti e përbërë 50% nga mërgata, e që ishte e qartë se do të përfshinte tipat si Hafiz Gagica dhe puçistët tjerë ndaj LDK-së, si dhe 50% nga brenda Kosovës, e ku do të përfshiheshin ata që kishin dështuar që ta pushtonin LDK-në në Kuvendin e VIII të saj më 2015. Në këtë mënyrë, po bëhet e qartë se skenarët kundër LDK-së vazhdojnë të jenë të njëjtë dhe të gjthë pjesëtarët e strukuravae mafiozo-politike, rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare dhe gjithë soj-sorollopi i tyre vazhdojnë të jenë tepër të angazhuar për ta bërë realitet çarjen e LDK-së dhe rrëzimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.