Milaim Zeka uzurpoi banesë në kohë të luftës, gjykata e dëboi

05.10.2017 15:55:46
Më 4 dhjetor të vitit 2001, atëherë Gjykata Komunale në Prishtinë, kishte nxjerr një aktgjykim kundër gazetarit të atëhershëm, tash deputetit të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka,  për të liruar një banesë në Prishtinë, për të cilën Zeka nuk kishte asnjë dëshmi se është e tij.

Milaim Zeka ishte vendosur në këtë banesë në vitin 2000, nën pretekstin se ai e kishte paguar për banesën një shumë prej 30 mijë markave gjermane, por nuk kishte se si ta dëshmojëkëtëpasi që nuk kishte kontratë të shitblerjes dhe personit që kishte thënë se i ka paguar këto para, e kishte mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Zekën.

Sipas aktgjykimit të vitit 2001, Zeka ishte detyruar ta lirojë banesën në sipërfaqe prej 66.35 m2, që gjendej në rrugën “Nënë Tereza”, në afat prej 15 ditësh dhe t’ia dorëzojë pronarit real, Adem Veseli, i cili e kishte bërë padinë kundër Zekës për uzurpim të banesës.

Periskopi ka siguruar këtë vendim të gjykatës nga viti 2001.

“Detyrohet i padituri Milaim Zeka, nga Prishtina që paditësit t’ia liroj nga njerëzit dhe sendet dhe t’ia dorëzoj në posedim banesën e cila gjendet në Prishtinë, rr. “Nënë Tereza”, nr. 24., banesën nr.6, në sipërfaqe prej 66.35 m2, krejt këtë në afat prej 15 ditësh, nga plofuqishmëria e aktgjykimit, e nën kërcënim të përmbarimit me dhunë”, thuhet nëvendimin e gjykatës.

Adem Veseli kishte dëshmuar para gjykatës se banesën që kërkonte të lirohet nga Milaim Zeka e kishte blerë më 30 gusht 1999 nga Stefanoviq Petar, ndërsa shitblerjen e kishte vërtetuar në gjykatë më 12 qershor të vitit 2000.

Veseli kishte deklaruar para gjykatës se në kohën kur është bërë shitblerja i vendosur në banesë ka qenëEnver Deliu nga fshati Rrezallë, Komuna e Skenderajt, si i pastrehë, ndërsa më pas ishte vendosur Milaim Zeka, i cili deri në momentin e paraqitjes në gjykatë kishte refuzuar lirimin e banesës.

Zeka kishte deklaruar se Deliut i kishte dhënë 30 mijë marka gjermane, sepse, sipas tij, Deliu kishte qenë i autorizuar nga Veseli që banesën t’ia shesë Zekës me një çmim prej 85 mijë markave gjermane.

Por Deliu nuk kishte konfirmuar asnjërin prej pretendimeve të Zekës, i cili sipas tre dëshmitarëve kishte thënë se në banesë kishte hyrë pa asnjë marrëveshje, duke shprehur gatishmërinë që t’ia liroj banesën Adem Veselit.

Pasi që Deliu e kishte liruar banesën, aty ishte vendosur Zeka, por Deliu thotë se kjo nuk kishte ndodhur si vijimësi e ndonjë marrëveshjeje mes tij e Zekës, siç pretendonte ky i fundit.

“Sipas deklaratës së dëshmitarëve Bektesh Bekteshi, Hasan Jashari dhe Refik Miftari, si dhe deklaratës së Enver Deliut, të cilët kanë qenë prezent kur është bërë deklarata nga ana e Enver Deliut për dorëzimin e banesës pronarit Adem Veseli nga Presheva me vendbanim në Prishtinë, kemi qenë prezent dhe kemi dëgjuar nga vet Enver Deliu që ka thënë se ka hyrë në banesën  e Adem Veselit pa kurrëfarë marrëveshje me të dhe për këtë i kërkoj falje dhe sot jam në gjendje t’ia dorëzoj banesën, por pas kësaj në banesë është vendosur Milaim Zeka edhe pse me të nuk kam pasur marrëveshje që të vendoset i paditur në këtë banesë, i cili edhe i ka pasur qelësat e kësaj banese”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Kur Veseli e Deliu kishin shkuar për të biseduar te Zeka, ai kishte kërkuar 50 mijë marka për lirimin e banesës, me arsyetimin se kishte bërë investime në të – ose që Zeka t’ia japë edhe 50 mijë marka Veselit dhe ta mbajë banesën.

Por një gjë të tillë e kishte refuzuar Adem Veseli, i cili kishte thënë se banesën e ka blerë për familjen e tij.

Periskopi ka kontaktuar me Zekën për ta sqaruar rastin edhe më tej. Ai tha se nuk ekziston asnjë vendim i tillë i gjykatës.

“Në qoftëse ti ke informacion të dokumentuar, unë të jap çka të duash. Ai nuk ka qenë vendim i Gjykatës, nuk ekziston vendim i gjykatës që unë jam uzurpator. Unë kam qenë blerës i asaj banese të cilën unë ia kam lëshuar atij me vullnetin tim absolut. Kemi qenë dy blerës të njëjtës banesë të cilën ai ka ardh dhe unë ia kam leshu me marrëevshje”, tha Zeka.

Zeka tha se ai ka qenë i mashtruari në tërë këtë mes. Po ashtu, deputeti tha se e kishte liruar banesën menjëherë pasi që Veseli i kishte kërkuar këtë gjë, përkundër faktit se në aktgjykim thuhet se Zeka nuk e kishte bërë këtë derisa gjykata nuk kishte marrë një vendim të tillë.

“Une mbas luftes nuk kam pasë as shpi as banesë as kurgjo une ko mjetu në Grand Hotel, një ditë vjen Enver Deliu i cili ka punu ne Gardë Kombëtare të Kosovës se bashku me një biznisman të njohur i cili quhet Jahir Morina-Gipa që nderton atje princesha e çka jon këto, edhe ai poashtu ka punu në TMK edhe në gardë dhe një person i tretë qe nihet në opionion me emrin Rambo dhe mbiemrin Uruqi. Më vien në Grand dhe me thonë ti je ardhë prej lufte je kthy prej Suedisë na e kena një bananesë qitu ne sheshin Nanë Tereza me e ble a pe blenë, na po ta lajme 30 mijë marka, 30 mijë marka në ate kohë janë kanë sa sot 300 mijë euro. E marrë une ja u dha paret, vendosna nalt ne banesë dhe fillojmë veprimtarinë së bashku me këtë aktorin Blerim Gjoci, une dhe Blerimi e kemi pasë studion televizive në këtë vend, nje dhomë flejsha une, studion tjera une dhe Blerimi”, thote ai.

Ai shpjegon ngjarjen në versionin e tij, duke treguar se si kishte shkuar Veseli nga Presheva për t’i thënë se banesa ishte e tij.

“Hajt hajt nje ditë vjen një person dhe me troketë ne derë, urdheroni zotni dhe ai po thot unë jamë nga Presheva kamë degju se qita njerëz qe ma kanë shite banesen ta kanë shitë edhe ty, dmth është bo shitje e dyfisht. Jam gëzu shumë që kam te bëj me një njeri intelektual, me një njeri qe te njohim në opinion dhe besoj që nuk do të kemi problem. I kam thanë dëgjo dashamirë, unë e kom ble banesen,unë kontratë ti kontratë. Unë po te besoj edhe pse nuk po të njoh a keta 3 persona të cilët ma kanë shitë 3 i kam shokë, dhe une nuk besoj që shokët e mi më tradhetojnë dhe me rrejnë. Pra, drejtohu ti në organet e drejtësisë në organet e gjykatës le ta vertetojnë ata dmth që ke ti të drejtë une pa asnjë problem ta lëshoj banesen dhe ky personi kur ka ardhë me vendimin e gjykatës. Dhe ky personi kur ka ardhë me vendim të Gjykatës se prona atina i takon qajo pronë e jo mu. Mu me ka thanë Gjykata ndjeki këta për mashtrim se të kanë mashtru dhe damtim, une nuk i kom ndjekë se i kom pasë shokë, une ne vend ja kom lëshu banesën. Kjo ështe historia reale e krejt kësaj banese”, ka thënë Zeka.

Madje Zeka tha se që të dy kanë poseduar kontrata të shitblerjes së banesës, por ai nuk e kishte paraqitur asnjëherë kontratën e tij para gjykatës, derisa këtë gjë e kishte bërë pronari Veseli.

“Arsyeja që ia kam liru banesën ka qenë se ai e ka blerë para meje. Por që të dy kemi poseduar kontrata të blerjes. Faktikisht unë jamë i demtumë prej qatyne 3 personave që ti thashë. Kontaktoje kon të dushë të gjithë kanë me t’i thanë senet e njejta, banesa ka qenë e shitur dy fish, po na krejt e dina qe mas luftes njerëzit i kanë shit banesat ka 2-3 herë. I kan mashtru njerëzit I kan sakatu. Po i ardhë njeri me kontraktë dhe ja kom lëshu banesen, Kaq. Pa ardhë te une, pa ardhë te une ai i shkreti është frikësu mos jom naj far komandanti, kur e ka marrë ai vesh kush është mrenda atëherë ka ardhë dhe kemi bisedu si njerëz.”, tha ai.