Milan: Gattuso do të shkarkohet nëse nuk e fiton këtë ndeshje

25.12.2017 10:06:46

Sipas “La Stampa”, krerët e Milanit i kanë thënë Gattusos që do të largohet nga posti i trajnerit, nëse eliminohet nga Interi në Kupën e Italisë.

Milani i ka dhënë ultimatum trajnerit Gennaro Gattuso.

Drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me trajnerin kuqezi pas humbjes nga Atalanta, 2:2.

Sipas “La Stampa”, krerët e Milanit i kanë thënë Gattusos që do të largohet nga posti i trajnerit, nëse eliminohet nga Interi në Kupën e Italisë.

Sfida mes dy klubeve nga qyteti i Milanos zhvillohet në mesjavë dhe deri atëherë, Gattuson s’do ta zë gjumi.