Milan humb sërish, Juve nis shkëputjen

29.01.2017 20:40:17

Kuqezinjtë e Montella-s kanë humbur sërish, përballë Udinezës, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, me anë të Bonaventurës në minutën e 8’, milanezët nuk ditën të ruajnë avantazhin, duke i dhënë mundësi Udinezes të shënojë dy herë dhe të marrë 3-pikëshin.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë, të cilët e kanë nisur  keq vitin 2016, pasi në 4 ndeshje kanë marrë vetëm 4 pikë.

Hap fals ka bërë edhe Roma, e cila është mundur me rezultatin 3-2, përballë Sampdorias.

Verdhekuqtë kaluan dy herë në epërsi, por kjo nuk mjaftoi që të dilnin më pikë nga ndeshja.

Ekipi i Spaletit shikohej si rivali i Juventusit në luftën për titull, por humbja e sotme ka rritur diferencën me vendin e parë pasi barrdhezinjtë sot bënë detyrën përballë Sasuolos, duke fituar 0-2, me golat e Higuain dhe Khedira-s.

Tashmë Juventus ka çuar në 4 pikë diferencën me vendin e dytë, ndërkohë që ka luajtur një ndeshje më pak.