Milan-Inter përplasje në merkato, të dyja duan shqiptarin

20.11.2019 20:35:44

Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Arsenalit për shkak të kontradiktave që ka patur sëfundmi me tifozët e klubit londinez.

Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat.

Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.