Milani mund të humbasë Donnarumman

25.04.2017 14:13:44

Nuk nisin në mënyrën e duhur bisedimet mes Milanit dhe përfaqësuesve ligjorë të Gigio Donnarummës për rinovimin e kontratës. Sipas Gazzetta Dello Sport, menaxheri i portierit italian, Mino Raiola edhe pse ka qenë i pranishëm në Milano, nuk e ka gjetur kohën për t’u takuar me drejtuesit kuqezi. Pa ditë më parë Raiola kishte dhënë një mesazh të qartë. Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do  të jetë konkurres, më pas do të vendosim. Kjho deklaratë nuk është pritur mirë në kampin kuqezi, ku dëshirojnë të nënshkruajnë një kontratë deri në vitin 2022 me portierin 18-vjecar, duke i dhënë madje edhe shiritin e kapitenit. Paga e tij do të rritet nga 160 mijë euro në 3.2 milionë neto.

Ofertat që vijnë nga jashtë në fakt janë shumë më të larta. Mes Realit të Madridit dhe Manchester United, po diskutohet për transferimin e De Geas në “Santiago Bernabeu”, por dy klubet e mëdha europiane janë gati të ofrojnë 7.5 milionë euro në vit për Donnarummën. Në këtë skenar kompleks bën pjesë edhe Juventusi. Bardhezinjtë prej kohësh po mendojnë për pasuesin e Buffon dhe sigurisht alternativa më e besueshme dhe me prespektivë është portieri aktual i Milanit. Gjithsesi duhet vënë në peshore është deklarat e vetë Donnarummës, sipas të cilit nëse një ditë do të largohet nga “Djalli”, do ta bënte vetëm për një skuadër të madhe jashtë futbollit italian.