Miliarda euro, avionë e anëtarësim në BE, oferta e Trump për Serbinë nëse njeh pavarësinë e Kosovës

06.09.2019 17:06:54

Mediat serbe pretendojnë se gjatë vizitës në Washington përpara disa ditësh, presidentit Aleksandar Vuçiç i është presion nga sekretari Smerikan i Shtetit Mike Pompeo për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Vetë Vuçiç e pranoi një gjë të tillë pas kthimit. Por “The Informer” shkon më tej dhe përmes një artikulli të botuar në faqen të parë thotë se Donald Trump ka në plan t`I dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarësh, 14 avionë luftarakë të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri në vitin 2024, nëse pranon të hedhë këtë hap të madh.

Trumpi, sipas burimeve që ia përcollën këtë informacion gazetës serbe, është I vendosur ta zgjidhë ngërcin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

Në shkrim thuhet se presidenti amerikan ka dalë me idenë t`i ofrohet Serbisë një plan i ngjashëm me atë “Marshall” që iu ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.