“Milicija” e Serbisë alarmon Policinë e Kosovës (Video)

11.01.2017 21:09:38

Veturat e policisë së Kosovës janë të vetmet që mund të patrullojnë nën emrin e forcave të rendit.

Andaj, të martën pati një ndërhyrje në Graçanicë, kur një tjetër makinë u paraqit rrugëve me një mbishkrim të së kaluarës.

Për më tepër, serbi, G.S, që kishte ngarë Lladën Niva me emërtimin “Milicija”, nxiti reagim, kur në Facebook, postoi fotografi me porosinë “Konkurrenca”, por të cilën e kishte larguar më pas.

Por, rasti që nxiti edhe reagimin e policisë, doli të jetë vetëm një improvizim filmik.