MILITANTIZMI PASOJÊ E FRYMËS MONISTE !

11.01.2020 14:53:18

Nga: Ahmet Asani

Militantizmi është veti e grupacioneve, levizjeve dhe partive politike moniste të cilat në thelb janê kundër pluralizmit demokratik! Militanti i një levizjeje politike me frymë e bazê moniste, është i ngjashëm me militantin e një levizjeje ekstremiste religjioze! Militanti monist është pasojë, kurse shkaku eshte fryma e ideologjisê moniste, respektivisht pasojë e Vizionit dhe Misionit! Militantet në fakt duhet parë si viktima tê Nisionarëve Monist, të cilët edhe i shrytezojnë Militantet deri sa ta kryejnë misionin e tyre!

Militanti monist dallon nga anetari apo simpatizanti i një forumi apo subjekti demokratik me fryme pluraliste! Përderisa anetari i nje subjekti politik demokratik konsiderohet si burim i ideve nga e cila mund të evoluoj tërësia, Militanti monist nuk e ka per detyrë të mendoj por vetëm të zbatoj urdhërat e Partisë! Kjo edhe eshtë arsyeja pse Militantet me frymë Moniste edhe nê kushte te demokracisë parlamentare, si rezultat i mungesës së kulturës pët debat demokratik e argumentim shkencor, fyejnë, shajnë e kercënojnê!

Militanti Monist është i programuar asisoji që të mendoj se duke mbrojtur interesat e grupit, mbron interesat e kombit dhe njerëzimit! Militanti me frymë moniste është i programuar tê mendoj se vetëm grupi të cilit ai i takon ka të drejtë, kurse të tjerët janë tê paditur, të poshtër e deri edhe tradhëtorë që meritojnë të fyhen, poshtrohen, rrahen e pse jo edhe të vriten!

Gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit, i dhimshëm dhe trishtues, ka qenë angazhimi i disa militantëve, në rrjetin social, viktima që nuk janë në gjendje të formulojnë as edhe një fjali të vetme tê kuptueshme për lexuesin shqiptar! Evidente është se këta njerëz me direktiva dhe urdhëra të “nënës” së tyre “parti”, do të veprojnê ashtu derisa sa ta kuptojnê se e vërteta e kësaj bote nuk është bardhê e zi, e as si e sheh njeriu me sy!

• Si mund të komunikoj njeriu me një militant i cili edhe pse vet është pjesê e një organizimi me frymë e bazë moniste, akuzon të tjerët për komunizëm?!
• Si mund të komunikoj njeriu me një militanti i cili të njejtën kohë ka bindje ekstreme fetare, militon për një levizje me ideologji monisto-ateiste dhe njëkohësisht akuzon të tjerët për komunizëm?! Mendoj se komunikimi me militantê të tillë jo që është i pamundur, por ështê edhe i dëmshëm për shëndetin!

Duke u bazuar në ligjin shkencës së matematikës, i cili thotë se vlera absolute e minus infinititit (- pakufi) ështê e barabartë me vlerën absolute tê plus infinitit (+pakufi);|- pakufi| =|+pakufi|, vijmë deri te përfundimi, se njeriu normal nuk ka asnjë shans ta drejtoj dike i cili sa i përket informacionit dhe diturisê është në minus infinit! Matematikisht, ai i cili është pakufi i paditur, gjithëmonë ështê i bindur se është pakufi i ditur dhe i barabartê me çdo të ditur!