Milloshoski: Zgjidhja e krizës aktuale janë zgjedhjet e reja (Video)

19.02.2017 20:45:48

Anëtari i Komiteti Qendror në rradhët e OBRM-PDUKM-së ka qenë pjesëmarrës në një intervistë në TV Sitel, ku ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni. Ai theksoi se zgjidhja e kësaj krize politike janë zgjedhjet e reja.

Milloshoski ka komentuar edhe bisedimet e BDI-së me LSDM-në, për të cilat tha se të dy partitë nuk janë transparente, për shkak se mbajnë të fshehura bisedimet nga opinioni.

Ai edhe gjatë këtij emisoni përsëriti qëndrimin e partisë së tij për zgjedhje të reja, për të cilat tha se janë zgjidhja e vetme e krizës aktuale politike.

Ndërsa i pyetur për atë se partitë politike shqiptare do të krijojnë një komision për të krijuar ligjin për gjuhën shqipe, ai tha se kjo nuk është e mirë për shkak se nuk mundet një grup deputetësh shqiptarë të cilët nuk janë shumicë të propozojnë ligje për çështje të ndryshme.

Millloshoski gjithashtu foli edhe për PSP-në, për të cilën tha se ajo punon në mënyrë partiake dhe se do të mbeten në qëndrimin se nuk duhet t’i vazhdohet mandati.