Milorad Dodik shpjegon pse VV është trazuar nga rrëzimi i murit

05.02.2017 19:22:36

Sot sekta okulte e Albinit u trazua shumë nga rrëzimi i murit: herë thanë se muri nuk po rrëzohet, por po shkurtohet, herë thanë se po spostohet, herë thanë se muri ra. Pra, një trazim dhe hallakamë. Në anën tjetër, Milorad Dodik tha se duhet të fuqizohet sërish rezoluta 1244. Cila është lidhja?

Nga Rexhep Kastrati

Kryetari i Republika Srpskës, duket se është caktuar të shpëraqë qëndrime serbe ndaj Kosovës, duke bërë të qartë se Serbia nuk po manipulon veç me serbët e Kosovës, por edhe me ata të Bosnjës. Para pak kohësh, Milorad Dodik ishte shprehur për aneksimin e veriut të Kosovës nga ana e Serbisë. Mirëpo, pas dështimit të provokimit me mur dhe me tren, dhe pas konfimimit të të drejtës së Kosovës për të mbrojtur territorin e vet, që e ritheksoi bashkësia ndërkombëtare, e edhe NATO, Milorad Dodik i është rikthyer tezës për rikthimin e Kosovës në gjendjen para vitit 2008, pra para pavarësisë, për të cilin ishte shprehur vitin e kaluar edhe Albin Kurti në një emision televiziv në Tiranë, dhe që është një nga qëllimet e themelore të tij dhe të sektës okulte të tij. Në këtë mënyrë, Milorad Dodik shpjegn se përse sekta okulte e Albinit është e trazuar nga rrënimi i murit, e që lidhet pikërisht me dështimin për ndarjen dhe aneksimin e veriut të Kosovës. Dhe tashmë kur është e qartë se në aspektin legal, kushtetues, ligjor dhe diplomatik Serbia nuk mund të ndajë apo aneksojë ndonjë pjesë të Kosovës, riaktualizohet pikërisht teza për rikthimin e gjendjes së Kosovës para vitit 2008. Të kujtojmë se në platformën e saj, sekta okulte ka rrënimin e institucioneve të shtetit, rrënimin e vetë shtetit në funksion: 1. të rikthimit të saj në gjendjen para vitit 2008; 2. të ndarjes së Kosovës sipas platformës së Boris Tadiqit; 3. të krijimit të një bashkësie të përbashkët me Serbinë. Angazhimi fillestar i sektës okulte të Albinit është ndarja e Kosovës sipas platformës së Boris Tadiqit, sipas të cilës Kosova do të nashkohej me shtetin shqiptar me kusht që edhe Serbia të merrte një pjesë të saj. Mirëpo, me kohë kjo sektë ka adoptuar edhe një angazhim tjetër,a të të Republikës së Tretë, e cila shëmbëllen në një Republikë në kuadër të një bahkësie shtetesh, pasi që i referohet koncpetit të Ukshin Hotit, të vitit 1981, për Republikën e Kosovës si Republikë të zhvillimit. Rikthimi në gjendjen para vitit 2008, për të cilën flet ehe Milorad Dodik, është vetëm rikthim i çështjes së statusit të Kosovës në tavolinën ndërkombëtare që do të hapte rrugën për të dy angazhimet e lartpërmendura, në kushtet kur do të dështonte ndarja e ndrejtpërdrejtë e Kosovës, qoftë si shkëmbim territoresh, qoftë edhe si aneksim i veriut nga ana e Serbisë.

Në këtë mënyrë, Milorad Dodik, përveçse ka shpjeguar se përse sekta okulte e Albinit është trazuar nga rrëzimi i murit, ka bërë të qartë se Serbia i ka nxjerrë të gjitha opcionet në tavolinë, pra edhe rikthimin e Kosovës në gjendjen para vitit 2008, pasi që kjo mund të supozohet se mund të jetë më lehtë e realizueshme për aq kohë sa rezoluta 1244 nuk është abroguar ende, dhe se mund të rifuqizohet roli i UNMIK-ut nëse do të ketë sukses rrënimi i institucioneve dhe i shtetit të Kosovës, për çka janë duke u angazhuar që sa kohë linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, dhe në përgjithësi strukturat mafiozo-politike që kontrollojnë edhe korpusin medietik. Në fakt, vitin  e kaluar ka pasur zëra të fuqishëm për rifuqizimin e rolit të UNMIK-ut, sidomos në fushën e drejtësisë dhe kjo ishte bërë në kontekst të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit për Gjykatën speciale. Siç dihej, alternativa ishte se nëse Kuvendi i Kosovës dështonte të miratonte ndryshimet kushtetuese dhe ligjin për Gjykatën speciale, kjo e fundit të miratohej nga KS i OKB-së, në bazë të rezolutës 1244 dhe në bazë të një varianti rus të saj. Dhe angazhimet e sektës okulte të Albinit dhe përgjithësisht të dy linjave: të Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste për të penguar miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit për Gjykatën speciale, ishte pikërisht rifuqizimi i rolit të UNMIK-ut.

Tashmë kur të gjitha anagzhimet tjera kanë dështuar, dhe kanë dështuar edhe provokimet eme trenin dhe me murin, dhe kur Serbisë i është bërë e qartë se nuk do të lejohej ndonjë invazion ndaj Kosovës dhe se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e vet, duke e dërguar policinë edhe në veri në mbrojtje të territorit, Qeveria serbe i ka kuptuar përfundimisht kufizimet që ka në raport me Kosovën, prandaj riaktualizon tezën për rikthimin e Kosovës në gjendjen para vitit 2008. Dhe është e qartë se në këtë drejtim, sikurse edhe në drejtimet tjera paralelisht, Serbia nuk do të ndalë angazhimet, duke nxitur gjithnjë e më shumë strukturat mafiozo-politike në Kosovë në përgjithësi, dhe sektën okulte të Albinit në veçanti që të vështirësojnë edhe më shumë funksonimin normal të institucioneve dhe devalvimin e tyre deri në kufjtë e pavlefshmërisë dhe pafuqisë së tyre, dhe kur do të jetë e nevojshme që të rifuqizohet roli i UNMIK-ut.

Natyrisht, Kosova është para sfidave tepër të fuqishme dhe të rënda, madje shumë agjensi nuk po e përjashtojnë edhe ndonjë luftë tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por megjithatë, falë vendosmërisë së kryemnistrit Mustafa, Qeverisë që drejton dhe institucioneve të tjer shtetërore, e në mënyrë të veçantë të policisë, do të arrijë t’i përballojë të gjitha këto sfida. Dhe kuptohet në bashkërendim dhe mbështetje të plotë të bashkësisë ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë të NATO-s dhe SHBA-ve.