Miloshoski: U vërtetua se nuk ka vota fantom

11.09.2016 18:49:59

Deputeti dhe ish-ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë Antonio Miloshoski ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku ka thënë se kot opozita ka bërë kontrolle të listave të votuesve kur tani shihet se nuk ka votues fantom.

”Para se të fillojnë të kërkojnë kontroll të listave ata e kanë ditur se nuk ka votues fantom. Ata kanë problem me veten se nuk kanë çka të ju ofrojnë qytetarëve për zgjedhje dhe deshën që ta zgjasin procesin. Në Maqedoni sipas KSHZ-së ka 1.770.736 votues, aq sa kishte në vitin 2014.” tha mes tjerash deputeti dhe ish-ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë Antonio Miloshoski.