Milovan Drecun: Shqipëria e Madhe nuk e zgjidh problemin e Kosovës

05.03.2019 14:22:14

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se nuk ka asnjë zgjidhje për Kosovën pa Serbinë.

Ai mes tjerash ka deklaruar se “nëse dikush mendon se me shpalljen eventuale të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, krijimi i asaj Shqipërie të Madhe mund të zgjidhë problemin e Kosovës, atëherë gabohet”.

“Nuk do të ishte paqësor, nuk do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme, dhe as do të ishte një zgjidhje që do të stabilizonte rajonin. Përkundrazi,” tha Drecun për RTS.