Ministër për një ditë, strategji e OBRM-PDUKM-së për të kontrolluar MPB-në para zgjedhjeve

02.09.2016 11:26:29

Emërimi i ish-profesorit të Universitetit MIT dhe aktivistit të Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë Oliver Andov si ministër të MBP-së për një ditë, është hapi i fundit taktik i OBRM-PDUKM-së. Partia në pushtet këtë e bëri nga shkaku që të mbrojë pozicionet kyçe në MBP me kuadër të kontrolluar para votimit të nesërm në Kuvend për zgjedhjen e Qeverise së përkohshme për mbajtjen e zgjedhjeve me 11 dhjetor, thuhet nga burime të portalit ‘Meta’.

Këto lëvizje kuadrosh dhe rigrupime i bëri pikërisht dje, shkaku se sot do të ketë ministër të ri nga opozita, kurse në fuqi do të hyjnë edhe kodet (pikat) e marrëveshjes së 20 qershorit si dhe suspendimi i Ligjit për punë të brendshme, në fakt pse i gjithë operacioni të ndërlikohet në vend që thjeshtë të përfundojë?!

Me ndryshimet e djeshm në MBP, partia në pushtet konfirmoi dhe sforcoi pozicionet e saja para zgjedhjeve në ministrinë nga e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet.

”Ministria e MPB-së është njëra ndër institucionet më të rëndësishme në kohen e zgjedhjeve dhe për këtë arsye pushteti do që të jetë nën kontrollin e OBRM-PDUKM, ndërsa Oliver Spasovski të mbetet vetëm si “mbretëreshë angleze” dhe të mos ketë fuqinë e vendimmarrjes“, thotë njëri nga bashkëbiseduesit për portalin në fjalë.

Drejtorët e BSP-së dhe DSK-së, në bazë te Ligjit për polici, i emëron Qeveria me pëlqimin e ministrit për punë të brendshme. Dje ministër ishte Oliver Andonov, kurse nesër, eventualisht, Oliver Spasovski. Me ndryshimin e neneve 17 dhe 18 te Ligjit për polici, mbikëqyrjen (kompetencat) mbi punën e policisë kriminalistike, policisë së uniformuar, policisë kufitare, forcat speciale policore dhe sektorët e tjerë u morën në mbikëqyrjen e Njësiteve organizative në kuadër të Byrosë për Mbrojtje Publike, edhe pse deri në vendimin e këtyre ndryshimeve ata ishin nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Qendrore të Policisë.

Ministri i MPB-së emërohet kryetari i Shërbimeve të policisë qendrore.