Ministri Abrashi: Ministria financoi projektin për furnizim me dru për familje të varfëra në Prishtinë

02.12.2016 21:05:53

Projekti që u zbatua vitin e kaluar për të ndarë dru për ngrohje për familjet e varfëra të Prishtinës, ka vazhduar edhe sivjet. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka financuar këtë projekt që u realizua nga SHH “Nëna Terezë” bashkë me QPS të Prishtinës. Ministri Abrashi thotë se nga ky projekt kanë përfituar 100 familje të varfëra.

“Edhe këtë vit Shoqata “Nëna Terezë” në partneritet me QPS Prishtinë, vazhdoi projektin e vitit të kaluar. Ministria edhe këtë herë financoi projektin, nga i cili përfituan 100 familje të varfëra të Prishtinës.

Ky është një prej projekteve dhe skemave të shumta të Ministrisë të cilat kanë për synim përmirësimin e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.” – thuhet në postimin e ministrit Abrashi.

fb_img_1480708772965

fb_img_1480708796684