Ministri Abrashi përuron Zyrën e punësimit në Rahovec

28.09.2016 16:28:27

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të mërkurën ka vënë gurthemelin për objektin e ri të Zyrës së Punësimit në Rahovec.

Ai ka thënë se ky objekt është dizajnuar për të ofruar shërbime më cilësore për punëkërkuesit e rinj të kësaj komune.

Ai ka falënderuar bashkëfinancuesit e projektit GIZ dhe SDC, dhe ka shtuar se Zyrat e Punësimit do të kenë krejtësisht një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve, brenda një sistemi të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit, e cila do të funksionalizohet në të ardhmen.

Sipas njoftimit nga ministria, Abrashi ka potencuar se punësimi mbetet prioriteti numër një i Qeverisë dhe ky nuk është projekti i vetëm për banorët e kësaj komune.