Ministri Abrashi priti stafin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

21.10.2016 20:32:50

Minsitri i Punës dhe i MirëqenSociale, Adnan Abrashi, ka zhvilluar sot një takim mestadin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, me të cilët a biseduar për tema të ndryshme dhe të rëndësishme që nga kapitali njerëzor, nevoja për investime në siszemin arsimor parashkollor e deri te, siç thotë ministri Abrashi, punësueshmërinë e grave. Ministri Abrashi është shprehur vlerësues për MCC-në dhe e sheh si mundësi të shkëlqyer, për çka edhe do të bëjë gjithçka për plotësimin e kushteve që kërkohen për projekte.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Abrashi:

“Takim me stafin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

Në këtë konsultim, shpjeguam sfidat që lidhen me kapitalin njerëzor, dhe posaçërisht nevoja për investime në sistemin e arsimimit parashkollor, orientimin në karrierë, masat për rritjen e punësueshmërisë së grave dhe trajnimet profesionale.
Të gjitha këto do të rrisnin nivelin e punësueshmërise dhe zvogëlimin e hendekut të shkathtësive.

MCC është platformë dhe mundësi e shkëlqyer, prandaj ne do të bëjmë gjithçka që duhet, që të përmbushim parakushtet që kërkohen për projekte.”