Ministri Hoti iu bashkua aksionit të FR të LDK-së në Rahovec për dhurimin e gjakut

05.02.2017 22:30:57

Forumi i Rinisë së LDK-së në Rahovec ka organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut. Në një postim të bërë në facebook, FR i LDK-së ka informuar se këtij aksioni i ishte bashkuar edhe kryetari i degës së LK-së në këtë komunë, ministri Avdullah Hoti.

“Sot në vazhdën e aktiviteteve të Forumit të Rinisë së LDK-së Dega në Rahovec, organizuam një aktivitet simbolik dhe human. Vazhduam traditën e dhurimit vullnetar të gjakut në fshatin Ratkoc, këtij aktiviteti ju bashkangjitë Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec Prof dr. Avdullah Hoti, antarë të forumit të rinisë në degën tonë, dhe struktura e kryesis së LDK-së në Rahovec. Të rinjët e LDK-së treguan vullnetin e tyre të mirë për dhurim të gjakut si veprim human, dhe treguan gatishmërin për të kontribuar për veprimet e tilla të cilat paraqesin interes shoqëror në përgjithësi, ne do vazhdojmë edhe me aktivitete tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për të rinjët e komunës sonë, sepse të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë.

Me respekt Kryesia e Forumit të Rinisë së LDK-së në Rahovec.” – thuhet në postimin e FR të LDK-së në Rahovec.